main_front_banner_slide1
main_front_banner_slide2
main_front_banner_slide3
main_front_banner_slide4
main_front_banner_slide5

      

Misioni Ynë!

Të përmirësojë mirëqënien e fëmijëve duke i ofruar prindërve mundësi të reja dhe duke forcuar komunitetet e tyre. VisionFund Albania e bën këtë duke ofruar kredi të përshtatshme dhe shërbime profesionale për njerëzit e varfër ekonomikisht, për sipërmarrësit dhe bizneset e vogla.

Vizioni ynë na lidh ngushtë me World Vision dukë qenë se ne kërkojmë të përmirësojmë mirëqënien e fëmijëve shqiptarë nëpërmjet kredive tona. Kjo është ajo që na ndan ne nga konkurrentët tanë, ndërsa jemi duke punuar me çdo klient në mënyrë të vecantë.

VisionFund Albania i përmbahet këtyre pesë vlerave thelbësore:

Ne jemi të Krishterë: Nga dashuria e Perëndisë që rrjedh me bollëk ne thirremi për t’i shërbyer Atij.

Ne jemi të përkushtuar ndaj të varfërve: Ne jemi thirrur për të lehtësuar vuajtjet e tyre dhe për të nxitur transformimin e kushteve të tyre të jetesës.

Ne jemi administratorë: Ne jemi të përgjegjshëm për burimet që na janë besuar dhe i menaxhojmë ato në mënyrë të tillë që të sjellin përfitim maksimal për të varfërit.

Ne vlerësojmë njerëzit: Ne respektojmë të gjithë njerëzit si krijesa të barabarta dhe të dashura nga Perëndia. Ne u japim përparësi më tepër njerëzve, sesa fitimit, strukturave dhe sistemeve.

Ne jemi të besueshëm dhe profesionalë: Ne do të jemi staf dhe kompani e besuar në treg – ajo e cila qëndron për integritetin dhe vendos një standard për të, duke frymëzuar të tjerët të jenë gjithmonë të besueshëm dhe të ndershëm; të vlerësojmë më tepër parimet sesa fitimin dhe qëllimet tradicionale të biznesit. Karakteri ynë është që të drejtojë në mënyrë shëmbullore për të nxitur transparencën dhe sjelljen etike.


Liçensuar nga Banka e Shqipërisë, VisionFund është një organizatë e krishtere që siguron kredi për të ndihmuar të varfërit në vështirësi ekonomike.


 ssss